MKRS ndan Çmimet Vjetore për Teatër
Pikërisht në Ditën Botërore të Teatrove, në Ministrinë e Kulturës, u mbajt ceremonia për ndarjen e Çmimeve Vjetore për Teatër 2022. Teatri i Gjilanit nderohet me dy çmime nga MKRS.
Mejreme Berisha, për vepër jetësore dhe shfaqja “a.y.l.a.n” për suksesin ndërkombëtar.
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, bazuar në vlerësimin e jurisë profesionale, Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore në fushën e Teatrit ia ndau Muradije Muriqit dhe Mejreme Berishës.




Pjesë e jurisë profesionale në këtë edicion ishin Luan Jaha, Agan Myftari, Drita Begolli, Kumrije Hoxha dhe Alban Beqiraj.