Futboll

Morina: Patëm mungesa, por fituam

Arbnor Morina, kryetrajner i Gjilanit është ndarë shumë i kënaqur me fitoren e arritur këtë të hënë, e cila ishte shumë e vështirë, ngase ai luajti gati pa gjysmën e ekipit.

“Shumë lëndime po na ndodhin dhe ekipi i ynë shumë pak po mbrohet nga gjyqtarët, andaj sot m’u desh të luaj me gjashtë juniorë, të cilët janë lojtarë shumë të mirë, por që ende nuk janë të pjekur sa duhet për ndeshje të Superligës”, ka thënë Arbnor Morina, për të cilin do të jetë shumë i mirëserdhur pushimi disaditorë për shkak të ndeshjes së përfaqësues së Kosovës. Morina ka thënë se dy lojtarë janë të lënduar më rëndë, derisa Eminhaziri pritet që të heq gjipsin këtyre ditëve dhe tek atëherë do të dihet se cili është lëndimi i tij.

You Might Also Like