OPINION

MUNGESA E GUXIMIT DHE E INTEGRITETIT TË GJYKATËS NË GJILAN I DHUNON 39 TË AKUZUAR, ME TRANSFERIM TË GJYKIMIT, HIÇ MË AFËR SE NË PEJË

 Qemajl Mustafa, ish-kryetar i Gjilanit –

U mbajt seanca e pare e shqyrtimit (plotesisht te padrejte) te rastit te Gjilanit ne te cilin jemi akuzuar 39 vete. Une si ish kryetar, me rreth 30 zyrtaret nga me te ndershmit dhe me te vyeshmit e komunes dhe me disa nga afaristet e mire te saj.
Mereni me mend, gjykata ne Gjilan me lehtesi e shkarkon vehten nga ky gjykim, me arsyetim (per mua) krejte te paqendrueshem dhe rasti i gjykimit tone transferohet ne Peje. Arsyetimi i gjykates ne Gjilan ishte se te akuzuarit mund te kene ndikim ne truoin gjykues dhe ne procesin si teresi. E pavend, sepse nese gjyqtari ka dije dhe integritet te bollshem, ai nuk bie asnjehere nen ndikimin e askujt.
Askujt ne kete sistem te drejtesise nuk i intereson nese 39 te akuzuarit do te maltretohen (kushedi sa here) me shkuarje e ardhje nga Gjilani ne Peje dhe me shpenzim plotesisht te paarsyeshem te kohes e te xhepit aq te holle qe sot e kemi.
Nese kesaj ia shtojme administrimin e plogshte te ketij procesi e qe eshte ne traditen e keqe te drejtesise se Kosoves atehere kjo e veshtireson edhe me shume punen e te akuzuarve, te familjeve te tyre por edhe te mbrojtesve. Sot, po e zeme, shumica nuk kishin caktue mbrojtes sepse kushtet materiale i kane teper te dobeta (ata ka disa muaj qe jane edhe te suspenduar dhe marin vetem gjysmen e rroges) dhe pikerisht per kete, seanca fillestare u shty per 22 Maj. Zvarritje krejte e panevojshme per shkak te moskoordinimit te gjykates me te pandehurit ne menyre qe sot ta kishte secili mbrojtesin e caktuar nga gjykata.
Kur e sheh kush (profili i atyre qe e kane ndertue aktakuzen), kend e ka akuzue, per “krim te organuzuar”, te vjen per me e vajtue shoqerine e Kosoves ne çfare deregje ka ardhe. Njerez me dije te kufizuar e me integritet teper te dyshimte akuzojne punetoret dhe profesionistet me te mire te komunes se Gjilanit. Per asgje. E merzitshme vertete por, e perballueshme.

Ajo qe sot me shtoi kurajon ishte disponimi i mire i te gjithe te akuzuarve te cilet, i takova pas nje kohe te gjate. Ardhja me saktesi ne gjykate dhe qendrimi i tyre plotesisht i relaksuar, flisnin per pafajesi totale te tyre.
Dhe, skemi rruge tjeter, perveç deshmimit te pafajsise para trupit gjykues per te cilin smund te themi gje tjeter ne kete çast perveç administrimit jo te mire te fillimit te ketij procesi.
Ne, do te qendrojme, ne do te luftojme me krejte mjetet juridike e demokratike per te drejten tone dhe jam i sigurte qe, pas shpalljes se pafajsise tone, ne do ta padisim drejtesine e Kosoves per diskreditimin dhe demin e madh e te pariparueshem qe na e ka bere neve te gjitheve si individe dhe te gjitha familjeve tona.

You Might Also Like