Futboll

Munishi thotë se duhet të shënonin edhe golin e tretë

Pas ndeshjes me Prishtinën, në të cilën ekipi i tij ka humbur tri pikë në kohën shtesë, Ismet Munishi, kryetrajner i Gjilanit ka theksuar se rezultati baras ka qenë reali. Sipas tij, Gjilani kur ishte duke fituar 2:0 është dashur të vendos fituesin, duke shënuar edhe golin e tretë, por sipas tij, gjërat ndryshuan krejt në fund falë lojës shumë të mirë të Otto John dhe mjeshtërisë së Krasniqit të Prishtinës.

“Mbase edhe lodhja ka ndikuar, ngase para dy ditësh ndeshjen e zhvilluam me 10 lojtarë ndaj Dukagjinit”, ka thënë Ismet Munishi, për të cilin asgjë nuk ka përfunduar dhe se është ende herët që të flitet për titull kampioni.

You Might Also Like