Një delegacion i Gjimnazit “Lutfi Ege Anadolu” i përbërë nga pesë mësmimdhënës dhe njëmbëdhjetë nxënës po qëndrojnë për vizitë në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan. Këto dy gjimnaze janë binjakëzuar që nga viti 2014 dhe kanë një bashkëpunim të ndërsjellë.
Ditë më parë nxënës e mësimdhënës të shkollës sonë kanë qëndruar në qytetin Denizli të Turqisë, kurse tashti mysafirët nga Turqia janë pritur në Gjilan.
Bekim Mustafa, drejtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” u ka dëshiruar mirëserdhje mysafirëve nga Turqia, duke u dëshiruar qaste të mira në Kosovë. Mustafa ka theksuar se Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” ka 1169 nxënës dhe se në këtë shkollë mësimi zhvillohet edhe në gjuhën turke, ku janë tri paralele.
Drejtori Mustafa i ka ftuar mysafirët që të jënë pjesë edhe e mbrëmjes së maturës, e cila do të mbahet këtë të mërkurë.
Sadet Arsllan, zëvendësdrejtoreshë e Gjimnazit “Lutfi Ege Anadolu”, ka theksuar se ndjehet e nderuar me këtë vizitë që po ia bëjnë Gjilanit e Kosovës dhe ka shprehur se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në ardhmen.
Ndryshe, mysafirët nga Turqia janë të vendosur në familjet e nxënësve, ata po vizitojnë shumë vende. i kanë bërë vizitë monumenteve kulturore – historike në Prishtinë, do t’I vizitojnë institucionet komunale, do të jenë pjesë e mbrëmjes së maturës, do të qëndrojnë në Prizren dhe do të kenë edhe aktivitete të tjera.