I nderuar të pres në takim në selinë e Aleancës në Gjilan, kryetarin e AAK-së për Gjermani, kryetarin në ardhje të Istogut, Ukë Blaka.
Bashkë me ish-ministrin, Ahmet Isufi dhe me anëtarin e kryesisë së Aleancës në Gjilan, njëherit afaristin e suksesshëm në Gjermani,
Ilmi Mustafa, u njoftuam nga kryetari Blaka për punën e madhe që po bëhet në Gjermani në shtrirjen dhe rritën e Aleancës atje.
Aleanca në Gjermani është shndërruar në adresë të sigurt dhe të vetme politike për bashkatdhetarët tanë. Vizioni ynë për shtet të sigurt, zhvillimor e integrues, e bënë Aleancës të pa konkurencë në Gjermani e kudo tjetër në Evropë.
Ukë Blaka e Ilmi Mustafa si dhe shumë aktivistë të tjerë në Gjermani, janë më meritorët për këtë ndryshim pozitiv që Aleanca e ka bërë muajt e fundit në Gjermani.
Falënderit kryetar Blaka për vizitën e për kujdesin që keni në raport me Aleancën e me në të gjithë!