Futboll

Ndeshja Legia – Drita e një rëndësie të veçantë

UEFA Conference League – PLAY OFF
LEGIA – FC DRITA
Në kuadër të ndeshjeve evropiane klubi jonë do të përballet me ekipin polak Legia nga Varshava.
Kjo ndeshje është e rëndëe njsis së veçantë sepse fituesi nga ky duel do të kualifikohet në fazën e grupeve të Conference League.
Legia është ekip i njohur për ne sepse në shtator të vitit 2020 ishim takuar për herë të parë në rundin e tretë të UEFA Europa Lague ku për shkak të gjendjes së pandemis Covid19 fituesi u përcaktonte vetëm nga një ndeshje dhe shorti përcaktoi që ne të ishim mysafir.
Takimi ishte zhvilluar në Varshavë në stadiumin Marshall Józef Piłsudski në kohë pandemie nën masa të rrepta sigurie dhe dyert e stadiumit ishin të mbyllura për shikues.
Ndeshja u mbyll me rezultat 2:0 për ekipin vendas dhe ne u eleminuam nga garat evropiane. Më pas Legia në fazën e play off u eleminua nga ekipi Qarabag ku pësoi disfatë 3:0.
Nga lojtarët tanë vetëm Faton Maloku dhe Almir Ajzeraj ishin pjesë e klubit edhe në vitit 2020 kur ne ishim përballur mes vete ndërsa te Legia Luquinhas, Wszolek, Pekhart, Jedrzejczyk, dhe Kapustka janë lojtarët që ende janë pjesë e ekipit.
Ndeshja e parë nga ky ballafaqim do të zhvillohet Varshavë të Polonis me datë 22 gusht ndërsa ndeshja e kthimit pas një javë me 29 gusht në Prishtinë.

You Might Also Like