Futboll

Ndodhi befasia e madhe, Drita barazoi me të fundit në tabelë

Befasia e ditës së sotme në Superligë ka ndodhur në Brestovik, ku Besa e ka ndalur Dritën!

Takimi në fjalë u mbyll me rezultat 1-1 (Ardi Tahiri 19’ / Betim Haxhimusa 62’), rezultat i cili e zbret Dritën në pozitën e tretë të renditjes.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e pejanëve. Ishte Ardi Tahiri ai që shënoi me kokë në minutën e 19’, për ta dërguar Besën në pushim mes pjesëve me epërsi.

Reagimi i gjilanasve erdhi në pjesën e dytë. Për 1-1 shënoi Betim Haxhimusa në minutën e 62’, por përkundër trysnisë dhe tentimeve për ta gjetur golin e fitores, Drita nuk e gjeti dot më rrjetën dhe u detyrua të pajtohet me barazim.

Dy pikët e lëshuara sot mund të jenë fatale për Dritën në luftën për titullin kampion, kurse Besa tashmë edhe matematikisht e ka siguruar rënien në Ligën e Parë.

You Might Also Like