Gjilan

Në Gjilan janë 160 raste aktive me COVID-19, Haziri apelon për kujdes të shtuar

 

 

​Gjilan, 9 gusht 2021-  Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se aktualisht në këtë komunë janë 160 raste aktive me COVID-19.

 

Pas rritjes së rasteve, Haziri ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe të festojnë me kujdes, në gëzimet familjare. 

 

Kreu i Gjilanit ka njoftuar se deri më sot janë vaksinuar 24402, derisa ka apeluar qytetarët që të vaksinohen gjithsesi, si e vetmja mënyrë e imunizimit kundër COVID-19.

 

Gjendja e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë COVID-19 është si vijon: nga 22378 testime, 6717 kanë rezultuar pozitivë, 6409 janë shëruar, 148 qytetarë e kanë humbur betejën, 7 pacientë po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm, 24402 persona janë vaksinuar, ndërkaq 52 mostra janë në pritje për rezultat.

 

You Might Also Like