Gjilan

Në Gjilan mbahet punëtoria ‘Zhvillimi i Planit të Biznesit dhe Regjistrimi i Biznesit’, qëllimi është që në bashkëpunimin me sektorin privat të avokojë për fuqizim të grave

Gjilan, 16 tetor 2023 – Në Gjilan është mbajtur të hënën punëtoria ‘Property4Empoëerment, Zhvillimi i Planit të Biznesit dhe Regjistrimi i Biznesit’, organizuar nga Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Aktivitetin e USAID-it Qeverisja e Pronës.

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni, së bashku me nënkryetaren Leonora Morina – Bunjaku.

“Kjo punëtori ka për qëllim që në bashkëpunimin me sektorin privat të avokojë për fuqizim të grave dhe pjesëmarrje të tyre në aktivitete ekonomike. Punëtoria do të ofroj këshilla dhe ndihmë teknike në hapat e para të biznesit duke ofruar informata lidhur me fillimin dhe rritjen e Biznesit dhe ndihmuar në hartimin e planeve të biznesit. Gjatë trajnimit, gjithashtu, do të diskutohet rëndësia e posedimit dhe regjistrimit të pronës në zhvillim të biznesit dhe mirëqenies sociale”, ka thënë kryetari i Komunës, Alban Hyseni.

Në këtë punëtori u tha, po ashtu, se kur gratë nuk kontrollojnë pronë ato nuk mund të jenë akterë të plotë ekonomik, prandaj adresimi i çështjes së zotimit të pronave nga gratë, forcon sundimin e ligjit, promovon rritjen ekonomike dhe mbështet proceset e integrimit në Bashkimin Evropian.​

You Might Also Like