Gjilan

Në Gjilan, nesër fillon “Flaka e Janarit 2023”

​Me emërtimin e saj metaforik “Flaka e Janarit” nisi rrugëtimin e saj në shënimin e dhjetëvjetorit të vrasjes tinëzare të atdhetarëve tanë Jusuf e Bardhosh Gërvallës e Kadri Zekës e në tetë vjetorin e vrasjes së Rexhep Malës e Nuhi Berishës duke u bërë një manifestim kulturor nderimi dhe kujtimi për të gjithë ata që kanë bërë sakrificën përfundimtare në shërbim të vendit të tyre.

Për të reflektuar për guximin dhe trimërinë e atyre që dhanë jetën në mbrojtje të lirisë, 32 vjetori i Flakës së Janarit nis në ora 08:00 me homazhe duke u nisur nga Varrezat e Dëshmorëve drejt të lapidarëve në qytet në ora 09:00, vizitë familjeve te heronjve Rexhep Mala, Nuhi Berisha dhe Kadri Zeka, për të vazhduar në vizitë të Kazermës së Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Edicioni i parë i “Flakës së Janarit” u nis më 18 Janar 1992 në trekëndëshin Bresalc-Gjilan-Përlepnicë, të cilat do të vizitohen dhe këtë vit duke e nisur nga ora 10:00 në Mejtepin e Bresalcit, objekt nen mbrojte të trashëgimisë kulturore me historinë e tij si pikënisje e Flakës së Janarit, ku në kujtim të nismës së këtij manifestimi kulturor do të shfaqen video dhe ekspozitë fotografike dokumentuese dhe një program artistik në kujtim të Flakës ndër vite, për të vazhduar nga ora 11:30 në Përlepnicë për të vizituar pjesën e dytë të ekspozitës fotografike, dokumentar dhe program artisitik.

Nga ora 15:00 bashkohuni me ne në koncertin për fëmijë në sheshin ‘Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha’ ku do të përformojnë:

Kori i fëmijëvë nga Shkolla e Muzikës Gjilan nën dirigjimin Prof.Artan Jerliu  Piano: Prof. Hajrije Bislimi

Vallëzim Popullor nga nxënësit e Shkollës së mesme të ulet ‘Nazim Hikmet’ Përgatitur nga Prof. Ganimete Sermaxhaj.

Vallëzim modern – Fëmijët e IP Dardania Gjilan

Muzikë – Zërat e bardhë të shkollës ‘’Hello Academy of Education’’.

Ndezja e flakadanëve për nder të heronjve në simbolikë të rilindjes, çlirimit nga errësira e guximit do të fillojë nga ora 18:00 në ballkonin e Teatrit të Qytetit me muzikë kamertale nga Kori i Universiteti “Kadri Zeka” nën udhëheqjen e Prof. Dr. Drita Kryeziu dhe nga Varrezat e Dëshmorëve me fillim nga ora 19:00 do ndizen 32 flakadanë si simbolikë për 32 vjetorin e “Flakës së Janarit”, të cilët do defilojnë deri në qendër të qytetit për të kujtuar se guximi dhe sakrifica e heronjve nuk do të harrohen kurrë dhe se trashëgimia e tyre do të vazhdojë të jetojë.

Ditën e përmbyllim me muzikë për të rinj Korab Kallaba me bend dhe DJ me fillim nga ora 20:00 në hapësirën e Ish-Galerisë së Qytetit.

Gjeni të bashkangjitur agjendën e përgjithshme të aktiviteteve të Manifestimit “Flaka e Janarit 2023”, i cili do të përmbyllet më 31 janar.

Jeni të mirëseardhur për t’i përcjellë këto aktivitete.

You Might Also Like