“Unë jam Astriti”, “Pa drejtësi nuk ka qetësi”, “ Lironi të burgosurit politikë” këto kanë qenë disa nga sloganet e protestuesve të cilët kanë kërkuar drejtësi rreth vdekjes së Astrit Deharit.
Protestuesit janë nisur nga sheshi afër shkollave të mesme, duke parakaluar rrugëve të qytetit, për t’u ndalë para Teatrit të Qytetit.
Masës së tubuar, i pari i është drejtuar Ilmi Ibrahimi, veteran i arsimit, i cili tërë jetën ia kishte kushtuar punës me ditar dhe ka kërkuar që të përkujdesemi ndaj fëmijëve e t’i edukojmë në rrugën e drejtë dhe ka kërkuar unitet të çeliktë.
Adem Ajvazi, student, ka kërkuar drejtësi për sic tha vdekjen misterioze të Astrit Deharit. “Është e padrejtë që të arrestohet një student që ka qëndrime të kundërta me pushtetin dhe është edhe më e padrejtë që ai t’i kthehet familjes në arkivol”, ka thënë Ajvazi, që tha se vdekja e Deharit është goditje për Republikën, se është kjo një vdekje e dyshimtë e me shkaqe të dyshimta.
“Drejtësia për Astritin është drejtësi për të gjithë ne”, ka thënë studenti Adem Ajvazi.