Sindikata e punëtorëve të “Hidromoravës” ka njoftuar se në këtë kompani është mbajtur greva dyorëshe, ashtu siç ishte paralajmëruar, por pa u arritur ndonjë marrëveshje.
Ja postimi i plotë:
Dëshirojmë të ju njoftojmë se sot, më datën 14.02.2024, greva e punëtorëve të Kompanisë “Hidromorava” është mbajtur, siç ju kemi njoftuar më herët.
Megjithatë, deri tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga Bordi i Kompanisë “Hidromorava” në lidhje me kërkesat tona për stimulimin që është premtuar. Po ashtu, nuk kemi marrë asnjë sqarim nga Bordi Kompanise “Hidromorava” në lidhje me procedurat për arbitrazh.