Viti

Në komunën e Vitisë 20 shkolla përfituese të projektit ambiental të “Let’s do it Kosova”

  “ Let’s do it Kosova” është duke zhvilluar produktin e trajnimeve për nxënës të shkollave fillore, të mesme të ulëta e me këtë  projekt do të përfshihen 20 shkolla të komunës së Vitisë

 

 

Komuna e Vitisë dhe Let’s do it Kosova, kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi, për zhvillim të shumë aktiviteteve , të cilat kanë për qëllim mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit jetësor, si dhe sensibilizimin e shoqërisë sonë, për çështje mjedisore.

 

Kjo marrëveshje parasheh bashkëpunimin që çështja ambientale të institucionalizohet edhe në institucionet edukativo arsimore, nëpërmjet programeve trajnuese për nxënës, si hap fillestar.

Në vazhdën e këtij bashkëpunimi, do të përfshihen 20 shkolla të komunës së Vitisë. Let’s do it Kosova,është duke zhvilluar produktin e trajnimeve për nxënës të shkollave fillore, të mesme të ulëta me titull: “Ngritja e kapaciteteve të nxënësve në fushën e mjedisit jetësor dhe rivitalizimin e hapësirave shkollore”.

Me rastin e nënshkrimit të këtij memorandumi me përfaqësuesit e “Let’s do it Kosova”, kryetari Sokol Haliti, ka theksuar se ne si Institucione kemi qenë në vazhdimësi të angazhuar sa i përket çështjeve ambientale e mjedisore, e gjithashtu edhe në krijimin e hapësirave gjelbëruese në komunën e Vitisë.

 

Në këtë takim, ishin të pranishëm edhe drejtoresha e Arsimit Fatbardha Emini, drejtori i Shërbimeve Publike Nexhmedin Jakupi , si dhe ai i Urbanizimit, planifikimit dhe mbrojtjes së mjedisit, Ajet Sallahu.Aziz Zuka

You Might Also Like