Drejtoria e Arsimit në Viti, ka bërë të ditur se ka filluar sot me regjistrimin e nxënësve të klasave të 10-ta. Aktualisht kemi filluar sot regjistrimin e nxënësve në tri shkollat e mesme të komunës së Vitisë edhe atë në Gjimnazin Kuvendi i Lezhës”, Shkollën Teknike Profesionale “Jonuz Zejnullahu”, si dhe në shkollën mikse në Pozheran.
Mbarëvajtja e procesit të regjistrimit është duke shkuar mirë dhe pa probleme në profilet që janë përcaktuar paraprakisht nxënësit, ka thënë drejtoresha e Arsimit në Viti, Arta Ajeti, e cila së bashku me zyrtar të kësaj drejtorie, kanë vizituar shkollat për të parë nga afër këtë proces.
Ajo bëri të ditur gjithashtu se regjistrimi për nxënësit e Gjimnazit Kuvendi i Lezhës” është duke u bërë në shkollën fillore “Dëshmorët e Vitisë”, për shkak se objekti i Gjimnazit është duke u rinovuar.Edhe ne SHMLM”Kongresi i Manastirit” në Viti procesi i regjistrimit është duke shkuar mirë e mbarëë ,ketu shpresojne se do te plotësohen të gjitha vendet dhe numri i kerkuar i nxënësve.Aziz Zuka