Gjilan

Në objekte të mbyllura duhani po shkon fjollë

Në Rajonin e Gjilanit, gati se nuk ka asnjë lokal ku respektohet ligji për mospirjen e duhanit në ambient të mbyllur e inspektorët janë vënë në gjumë.

Kanë marrë fëmijët me vete, i kanë futur në këndin e lojërave e nënat bashkë me baballarët i vështrojnë fëmijët se si po luajnë, derisa në kafierinë skaj këndit të lodrave pijë kafe e thithin tym duhani edhe pse mbi kokë u qëndron shenja “Ndalohet pirja e duhanit”, bashkë me numrin që duhet thirrur nëse konsumohet duhani në ambient të mbyllur.

Në Rajonin e Gjilanit, gati se nuk ka asnjë lokal ku respektohet ligji për mospirjen e duhanit në ambient të mbyllur. Ai tashti pos në hotele, restorante, kafiteri, ëmbëltore e kudo tjetër, po konsumohet edhe nëpër qendra të mëdha tregtare dhe inspeksioni jo që nuk është i fuqishëm për të vepruar, por këtë punë e ka lënë krejt. Dikush u mundua që të ndërtojë ndonjë hapsirë të veçantë për duhanxhinjtë, por këta si për inat konsumojnë duhan pikërisht aty ku nuk e kanë vendin.

Tashti kur ka nisur ftohja e motit, duhanxhinjtë janë futur nëpër restorante, kafiteri e ku jo tjetër.

Në fillim kur kishte nisur zbatimi i ligjit të ndalimit të duhanit në objekte të mbyllura ishin shqiptuar disa dënime simbolike, por tashti sikur ky ligj ka rënë poshtë dhe duhani po konsumohet haptasi, pa kurrëfarë frike. Bile, Gjilani as që ka drfejtori të inspeksionit dhe si duket për këtë janë në dijeni edhe ata që e konsumojnë duhanin.

Në Gjilan, duhani pihet haptas, pa u penguar nga askush. Inspeksioni këtë punë ishte t’a munduar ta kryer verës, në kohën kur duhani konsumohej nëpër tarraca verore dhe dilnin me shifra se ligji për konsumimin e duhanit po respektohet, por me ftohjen e kohës duhani nisi të konsumohet brenda lokaleve dhe po vazhdon edhe tashti dhe hiq një periudhe kur u tha se u shqiptuan disa dënime mandatore, tashti sikur kjo punë është lënë krejt, sikur të mos ketë fare ligj kundër duhanit.

 

You Might Also Like