Arsim Halili
NË PRAG TË FESTAVE TË NËNTORIT PARA LEXUESVE VJEN NUMRI I 40 –të I REVISTËS LETRARE AGMIA
Pak ditë para festave të nëntorit, vjen në duar të lexuesve numri më i ri i revistës letrare Agmia . Mundë të konsiderohet edhe numër jubliar meqë ky botim është i dyzeti në radhë. Agmia, revistë letrare në kuadër të Ars clubit “ Beqir Musliu “në Gjilan në formatin e saj sjell edhe në këtë numër risi letrare brenda hapsirës letrare gjilanase dhe jo vetëm. Siç shihet edhe nga ballina një prezantim dinjitoz i bëhet poetit tani më të ndjerë Xhevdet Bajrës , poeti cili jetoi për një kohë të gjatë në Amerikën Latine, për fat të keq gjatë vitit 2022 iku nga kjo botë, por vepra e tij do të mbetët në kujtesën e lexuesit .Një sintezë rreth krijimtarisë letrare e veçmas poetike për poetin Xhevdet Bajra e ndan për lexuesin studiuesi i letërsisë shqipe Prof. Anton Nikë Berisha me titull : Poezia ngushëllim shpirtëror , si mjet komunikimi dhe si kundërvënie e realitetit , për t’u pasuar me një cikël poetik nga poeti i ndjerë Xhevdet Bajra . Në vazhdim të kësaj reviste mund të gjeni po ashtu një shrim diskurziv të kritikut letrar Sherefadin Kadriu, për poetin me fatin tragjik Rexhep Elmazi me titull : Çfarë thonë poezitë më të vona të Rexhep Elmazit . Cikël poetik mund të lexohet edhe nga poeti tani më i dëshmuar Sabit Rrustemi . Albana Alia, studiuese e letërsisë e cila jeton në Itali ka trajtuar një nga elementin e vetëmisë që gjeneron brenda poezisë së Anton Nikë Berishës, me theks të në përmbledhjen poetike Përsiatje poetike të titulluar Vetmia e përthyer në prizmin poetik . Poeti i njohur gjilanas Aziz Mustafa, prezantohet me cikël poetik, ai tani më e ka dëshmuar pjekurinë e tij me vargun artistik. Me një këndvështrim analitik rreth poetes Albina Idrizi , për librin mjaft të realizuar Trokitje të prushta, të titulluar Një dashuri që s’shterr asnë kohë lufte , shkruan kritiku dhe miku i shkrimtarëve të anamoravës Timo Mërkuri nga Saranda, Rudina Muharremi Beja, prezantohet me dy tregime të shkurtëra . Ndërsa kritiku letrar Nexhat Rexha ,prezantohet me një vështrim kritik lidhur me përmbledhjen poetike të botuar gjatë kë tij viti “Në muzeun e hijeve “ të poetit Arsim Halili, të titullur Muzeu në arkivin e hijeve për ta mundur vdekjen.. Me një një cikël poetik kemi edhe pena të cilat kanë dëshmuar vetën e tyre si krijues serioz si : Xheladin Rexhepi dhe Migena Arllati. Kurse Biser Mehmeti shkruan për librin me tregime të poetit e prozatorit Afrim Demiri, Natyrisht në fund jepet edhe një pasqyrë e botimeve të reja nga shtëpia botuese Ars club Beqir Musliu “ me editor Sabit Rrrustemin , ku së fund janë e botuar një përmbledhje poetike e poetit të ndjerë Naim Fetaj dhe një libër me “Tri novela” e shkrimtarit të njohur Nasi Lerës .Sië shihet në këtë numër të revistës Agmia , prej 126 faqesh janë të prezantuara punime që vlen të lexohen .