Shëndeti

Në shkollat e komunës së Vitisë, po vazhdon testimi i nxënësve dhe personelit shkollor kunder virusit Covid-19

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Viti, konkretisht stafi shëndetësorë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti (QKMF), në bashkëpunim me shtabin komunal dhe Task Forcen e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), kanë vazhduar sot me testimin e nxënësve dhe personelit arsimor nëpër shkollat e komunës së Vitisë, per të ditur gjendjen e saktë të situatës me Covid-19 nëpër shkollat e kësaj komune.

Drejtoresha e QKMF-së, Vjollca Kadolli-Halili, tha se kjo po bëhet me qëllimin me të mirë që të bëhet identifikimi i personave të prekur nga ky virus dhe të merren masat e duhur në parandalimin e përhapjes së saj.

Ajo tha se përmes testimit të nxënësve dhe të personelit shkollor pos mbrojtjes së shëndetit publik bëhet parandalimi i mbylljes së mësimit pra me prani fizike dhe kalimit në mësim online.Aziz Zuka

You Might Also Like