Libri

NË UKZ ËSHTË PROMOVUAR LIBRI “GJUHA E SHENJAVE DHE VARIACIONET E SAJ”

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, është promovuar librit “Gjuha e shenjave dhe variacionet e saj” të Znj Shpresa Orana Sejdiu.

Gjuha e shenjave nga semestri veror i vitit akademik 2021/2022 është futur si lëndë zgjedhore për studentët e vitit të parë të Fakultetit të Edukimit në UKZ.

Për këtë ka folur Profesori i lëndëve pedagogjike, njëherësh drejtor i Institutit për hulumtime dhe kërkime shkencore Mensur Neziri, i cili pasi urojë autoren për librin, tha se teksti i librit është mjaft praktik, dhe mund të ju shërbej studentëve në mësime, ku ata do të mund të marrin më shumë njohuri për gjuhen e shenjave. Profesori Mensur Neziri ka treguar që UKZ çdo herë bënë modifikimin në programet e veta studimore, gjithnjë bazuar në kërkesat e tregut të punës, dhe sipas tij, me iniciativën nga komuniteti i Gjilanit, Fakulteti i Edukimit që nga semestri veror i vitit akademik 2021/2022, për studentët e vitit të parë, ka futur si lëndë zgjedhore, gjuhën e shenjave. Ai ka thënë se me mësimin e kësaj lënde, studentët do të jenë më të kompletuar që edhe personave me nevoja të veçanta të ju ofrojnë edukim cilësorë.

Edhe Nehat Ramadani, drejtor i shkollës fillore “Rexhep Elmazi” në Gjilan, ka thënë se libri “Gjuha e shenjave dhe variacionet e saj” është shumë i mirë, dhe njëherësh ka vlerësuar shumë të rëndësishëm edhe futjen e lëndës mësimorë gjuha e shenjave, në plan programin e Fakultetit të Edukimit, duke thënë se një mësimdhënës i mirë do të jetë i përgatitur edhe në punën me fëmijë me nevoja të veçanta.

Kurse vet autorja e librit znj. Shpresa Orana Sejdiu, e cila pasi bëri promovimin e librit “Gjuha e shenjave dhe variacionet e saj” tha se duke e ditur që gjuha e shenjave, është një gjuhë natyrore e komunitetit të cilët shqisën të dëgjuarit nuk e kanë të zhvilluar,  ka qenë shumë e rëndësishme që të jetë edhe si lëndë mësimore, për çka falënderoi UKZ për punën që ka bërë.

Ndërkohë  në fund të promovimit, një grup i nxënëseve dhe studentëve të UKZ-së,  të trajnuar për gjuhën e shenjave, kanë interpretuar një këngë në gjuhën e shenjave.

You Might Also Like