Bujqësi

Në Viti 100 bujq janë përfitues të mekanizmit bujqësorë

Në kuadër të projektit për mbështetje të bujqve të komunës së Vitisë, janë shpërndarë sot 70 moto kultivator me freza, si dhe për 30 fermerë u shpërndanë mekanizëm për lëvrimin e sipërfaqeve bujqësore. Në ceremoninë e shpërndarjes së këtij mekanizmi, kryetari i komunës Sokol Haliti, ka theksuar se Institucionet komunale, respektivisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, po bënë një punë të shkëlqyer, duke qenë afër bujqve dhe duke mbështetur ata në mënyra të ndryshme e përmes shpërndarjes së mekanizmit të nevojshëm.
“Ne në vazhdimësi kemi realizuar projekte që kanë për qëllim ofrimin e kushteve të të gjitha kategorive të ndryshme të bujqësisë si në blegtori, perimtari, bletari, lavërtari etj etj. Çdo vit jemi duke e rritur buxhetin për përkrahjen e bujqëve dhe fermerëve, kështu do të vazhdojmë edhe me mekanizëm të tjerë së shpejti dhe do të jemi përkrah jush”, ka thënë Haliti. Ndërsa nga drejtoria e Bujqësisë, kanë ripërsëritur se çdo përfitues i mekanizmit në kuadër të projekteve për subvencionim, paraprakisht do të nënshkruaj deklaratën nën betim, që nënkupton se donacionin e marrë nga komuna, nuk kanë të drejtë ta tjetërsojnë brenda 3 viteve të ardhshme, përndryshe çdo kush që mund të veproj në kundërshtim të deklaratës, do të penalizohet. Bujqit përfitues të këtij projekti, kanë falënderuar Institucionet komunale për mbështetjen në vazhdimësi, duke mundësuar kushte më të mira në zhvillimin e bujqësisë.

You Might Also Like