Viti

Në Viti lansohet platforma digjitale “EduPerformanca”

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë pjesë në lanësimin e platformës “EduPerformanca”” që është realizuar nga Open Data Kosovo në bashkëpunim me Girls Coding Kosova në kuadër të projektit Tech4Policy që financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Gjatë këtij takimi Kryetari i Komuna e Vitisë, Sokol Haliti, ka thënë se ai ka angazhuar Drejtorinë e Arsimit, dhe Drejtorët e shkollave që të adresojnë të dhënat dhe raportimet të cilat ngrihen nga nxënësit. Ai pastaj theksoi se po punojnë së bashku me qendrat rinore dhe këshillat e nxënësve që të mbushin me të dhëna platformën dhe të marrin sa më shumë rezultate.

Përndryshe kjo zgjidhje digjitale është zhvilluar nga 9 përfitueset e projektit Tech4Policy me qëllim që të vlerësoj performancën mësimore në lëndët që zhvillohen në shkollat e mesme të Komunave përfituese. Përmes kësaj platforme pilotuese nxënësit do të kenë mundësinë të shprehin lirshëm mendimet e tyre për lëndë të caktuara në komunat respektive.

Për më shumë, do të krijohen të dhëna përmes të cilave publiku i gjerë mund të mësoj më shumë për zhvillimet brenda këtyre shkollave. Gjithashtu bëhet me dije se gjatë këtij projekti janë angazhuar 250 vajza të reja nga të gjitha Komunat e Kosovës dhe kanë zhvilluar zgjidhje digjitale që kontribuojnë në aktivizimin dhe angazhimin e komunitetit.

Këto vajza të reja janë të trajnuara në fushën e TIK ku për këtë arsye, që të kontribuojmë në punësimin e tyre ODK kishte ftuar mbi 25 kompani private vendore që operojnë në fushën e TIK-ut, ku vajzat patën mundësinë të takohen me përfaqësues të këtyre kompanive dhe të bisedojnë për mundësi bashkëpunimi.Këtë platformë për Komunën e Vitisë mund ta gjeni në këtë vegëzLegjenda: Aziz Zuka

You Might Also Like