Gjilan, 4 shkurt 2022 – Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, është mbajtur sot mbledhja e parë me Bordin e Drejtorëve të Komunës, të cilët u emëruan ditë më parë.
Pasi i uroi për marrjen e përgjegjësive, në drejtimin e institucioneve komunale, kryetari Hyseni ka shprehur gatishmërinë për të qenë bashkëpunues, në mënyrë që së bashku t’i çojnë proceset përpara.
“Kërkova nga ta përkushtim maksimal në realizimin e detyrave të tyre, ashtu që bashkë, të sjellim ndryshimin në Gjilan”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.