KF VLLAZNIA vs Kf Arbëria 5-0
Vllaznia e Pozharanit, që tashti drejtohet nga kryetrajnerit Sallah Sherifi është një ekip krejt tjetër. Rezultatet e mira nuk kanë të ndalur. Këtë të mërkurë, ekipi gjelbër e kuq nga Pozharani ka mposhtur me rezultat të thellë 5:0 Arbërinë e Dobrajës.
Lojtar i ndeshjes pa dyshim ishte Rinor Hoxha, i cili ka shënuar het-trik, duke shënuar tre gola, derisa janë dalluar edhe Albin Halimi dhe Florent Osmani, që kanë shënuar nga një herë.
Po të mos ishin tri pikë të humbura në fillim të kampionatit nga një pakujdesi, ngase në lojë ishte futur një lojtar që nuk pati të drejtë loje, tashti Vllaznia do të ishte në kreun e tabelës, por me paraqitjet e gjertanishme, Vllaznia shumë shpejt do të jetë në pozitë të lartë.