Viti

Nënshkruhet marrëveshja për dy projekte të mëdha të infrastrukturës për rrugën e Viti – Mjak  dhe rrugës alternative në Stubëll të Epërme

 

 

Kryetari Sokol Haliti, ka  ri-nënshkruar një marrëveshje me MMPHI për realizimin e dy projekteve të mëdha infrastrukturore, konkretisht për rrugën e Mjakut dhe rrugës alternative të Stubllës së Eperm. Nënshkrimi i kësaj Marrëveshjeje është bërë në ambientet e Ministrisë  së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës .

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, është pritur sot në takim nga zv. Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Hysen Durmishi. Kryetari Haliti bëri me dije se gjatë këtij takimi ata kanë ri nënshkruar marrëveshjen për realizimin e projekteve infrastrukturore, konkretisht të rrugës në fshatin Mjak dhe rrugës alternative në Stubëll të Epërme të Vitisë. “Kemi ri nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunimin në mes të komunës sonë me Ministrinë e Infrastrukturës për realizimin e dy projekteve të mëdha infrastrukture, konkretisht për rrugën e fshatit piktoresk Mjak dhe të rrugës alternative në Stubëll të Epërme”, u shpreh kryetari Haliti.Ai tha se realizimi i këtyre dy projekteve është i një rëndësie shumë të veçantë për këtë komunë, duke shpresuar në jetësimin sa më të shpejt të tyre.

Kryetari Haliti, gjithashtu njoftoj se në këtë takim ai e ka njoftuar zv. ministrin Durmishi edhe mbi nevojat e tjera që ka kjo komunë për të realizuar projekte infrastrukturore, për siç tha ai lirinë e lëvizjes së qytetarëve dhe të rritjes si sigurisë së pjesëmarrësve në trafik, por edhe të shkurtimit të rrugëve dhe të lidhjes së vendbanimeve në mes tyre.Aziz Zuka

You Might Also Like