Kamenicë 10.05.2023
Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Burbuqe Leka, ka nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimi me Drejtorin Ekzekutiv të OJQ “Dardana Press”, Sherafedin Vranja.
Në këtë Marrëveshje Mirëkuptimi OJQ “Dardana Press” ka paraqitur projektin “Promovimi i Zhvillimit Socio-Ekonomik në Komunën e Kamenicës”, ku përfaqësuesit e OJQ “Dardana Press” do të marrin pjesë dhe të evokojnë në punën e Komunës lidhur me zhvillimin socio-ekonomik në Komunën e Kamenicës. Ky projekt është përkrahur nga Ministria e Zhvillimit Rajonal.