Gjilan – Përfaqsuesja e Kosovës U19, pasi arriti kualifikimet për rrethin ‘Elite Round’, duke bër të gjithë futballdashësit Kosovar të ndihen krenar për një arritje të tillë.
Përfaqsuesja e Kosovës U19, nga 22 janari fillon një etap të re për vitin 2018, të cilat e presin sfidat në arenën ndërkombëtare.
22 futbollist sa do ti ketë në dispozicion Përzgjedhësi i Kosovës U19, Ramiz Krasniqi, do të udhëtojnë me 22 janar drejt qytetit bregdetar të Turqisë, Antalya, ku do të qëndrojnë gjerë me 29 janar.
Tekniku dhe njeriu më meritor me stafin e tij, Ramiz Krasniqi lidhur me udhëtimin 7 ditor në Turqi ka deklaruar.
“Shpresoj se do të fillojmë këtë vit me këmb të mbarë, do të qëndrojm 7 ditë në këtë vend të Turqisë në Antali,do ti zhvillojmë tri ndeshje miqësore do të jetë një test mjaft i mirë për të parë nga afër formën e futbollistve, e pastaj pas një muaji do ti zhvillojmë edhe dy ndeshje kontrolluese me Përfaqsuesën e Bullgarisë ndërsa me 21-27 mars na presin kualifikimet në shtetin e Portugalisë e në grup do të jetë nikoqiri Portugalia, Republika e Irlandës dhe Sllovakia”.
Për teknikun Krasniqi, nuk ka asgjë të pa qartë sa i përket futbollistve të tij dhe sfidat të cilat e presin.
“Tani kemi bërë një përvoj të mirë në ndeshjet ndërkombëtare edhe futbollistët këtë e kanë kuptuar se pa cilësi të mirfillit nuk mundemi të kemi rezultate, ndërsa nga muaji prill do të kemi sëpaku edhe tri apo katër grumbullime me futbollist të cilët do të fillojmë një cikël të ri”.
Siq bën të ditur përzgjedhësi Krasniqi të gjithë futbollistët e ftuar drejt Turqisë do ti përgjigjen ftesës.