Gjilan

Nga Gjilani do të jenë tetë deputetë, shtatë nga VV dhe një nga LDK

KQZ sot ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës, qyteti i Gjilani do të përfaqësohet nga hiq më pak se 8 deputetë, transmeton Indeksonline.

Nga Lëvizja Vetëvendosje 7 deputetë janë nga Komuna e Gjilanit, kurse LDK do të ketë vetëm një deputete.

Nga radhët e LVV-së, nga komuna e Gjilanit, deputetë janë: Labinotë Demë Murtezi, Shqipe Selimi, Alban Hyseni, Arbëreshë Kryeziu, Arijeta Rexhepi, Adriana Matoshi dhe Luan Aliu.

Kurse, nga radhët e LDK-së do të jetë vetëm Valentina Bunjaku-Rexhepi. /Indeksonline/

You Might Also Like