Sport Club Gjilani zhvillon ndeshjen kthyese në kuadër të rundit të parë eleminator në UEFA Conference League ndaj FC Progres Niederkorn, e cila do të zhvillohet të enjten më 20 Korrik nga ora 20.00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Skuadra do të zhvendoset në kryeqytet për t’i kryer përgatitjet e fundit para ndeshjes, duke zhvilluar seancën gjenerale stërvitore dhe konferencën për media.
Në vijim ju njoftojmë me agjendën e ekipit më 19 dhe 20 Korrik:
E mërkurë, 19 Korrik
18.15 – Konferencë për media në stadiumin “Fadil Vokrri” (Folës: Klodian Duro, kryetrajner; Arbnor Ramadani, futbollist)
19.00 – Seanca e fundit stërvitore në kompleksin stërvitor në Hajvali (e hapur 30 minuta për media)
E enjte, 20 Korrik
17.00 – Tërheqja e akreditimeve nga gazetarët
18.15 – Arritja e ekipit në stadium
20.00 – Koha e ndeshjes
22.15 – Dalja e lojtarëve dhe stafit në mix zone