Në vazhdën e realizimit të prrojekteve të parapara për asfaltimin e rrugëve sot në Trestenik ka filluar asfaltimi i rrugës Tërstenik-Komogllavë, rrugë kjo që lidh komunën e Vitisë me atë të Ferizajt.
Asfaltimin e kësaj rruge e kanë mirëpritur banorët e të dyja fshatrave, ngase është e rëndësisë së veçantë, ku përpos lidhshmërisë së dy komunave, përfshihen edhe mijëra hektarë tokë të banorëve.
Për të parë nga afër punimet në këtë rrugë, sot ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili ka ritheksuar përkushtimin e Institucioneve komunale për ofrimin e kushteve sa më të mira infrastrukturore për banorët e këtyre lokaliteteve që gravitojnë në këtë rrugë.
Po sot në këtë fshat është asfaltuar rruga në një lagjeje të Trestenikut.Aziz Zuka