Gjilan

Nisin konsultimet për buxhetimin me pjesëmarrje 

Komuna e Gjilanit, ka nisur projektin për të bërë buxhetimin me pjesëmarrje.
Debati i parë u mbajt me banorët e Malishevës, derisa sonte vazhdon me banorët e Livoqit të poshtëm.
Kjo po bëhet me qëllim që qytetarët të  përfshihen në vendimarrje për projektet lokale.
Disa projekte të reja do të realizohen si rezultat i proceseve buxhetore pjesëmarrëse, ku qytetarët avokojnë për prioritetet e tyre me përfaqësuesit lokal.
“Buxhetimin me pjesëmarrje e nisëm në Malishevë me diskutime dhe propozime për projekte që kanë ndikim në jetën dhe mirëqenien e banorëve”, tha Arbenita Sopi Haziri.
Drejtoresha e Administratës së Përgjithshme, tregoi listën e propozimeve për projekte në këtë lokalitet.
Ajo tregoi propozim projektet:
1.Park në “lagjen e Çelikëve”.
2.Muri mbrojtës në lagjen “Rustollët”.
3.Terren sportiv dhe kënd i lodrave.
4.Rrethoja e shkollës.
5.Park në hapësirën në afërsi të shkollës.
“Malisheva merr pjesë dhe vendos me datë 18 qershor”, tha drejtoresha e Administratës Arbenita Sopi Haziri.

You Might Also Like