KB Drita ka nisur të vargojë fitoret, kësaj radhe duke fituar bindshëm në shtëpi të vet në ballafaqim me ekipin nga kryeqendra New Born Prishtina.
Djelmoshat që udhëhiqen nga Arben Bislimi në çdo aspekt kanë qemë më të mirë se kryeqytetasit, andaj në fund të ndeshjes rezultati në semafor ishte 89:68 në të mirë të gjilanasve.
KB Drita garon në Ligën e Parë të Kosovës dhe për momentin mbanë pozitën e katërt me pesë pikë të tubuara nga tri ndeshje të zhvilluara, me një koshdallim plus tetëmbëdhjetë. Në javën e katërt KB Drita do të jetë mysafire e Kaçanikut.