KRONIKË E ZEZË

Një muaj paraburgim, kreu vjedhje grabitqare

Gjykata cakton masën e paraburgimit të pandehurit L. H., për mos përgjigjes së ftesës së gjykatës

Gjilan, 10.06.2022 – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit L. H.

I pandehuri ndonëse ishte ftuar përmes ftesës zyrtare nga gjykata disa herë, nuk është përgjigjur ftesës, me këtë rast gjykata me datë 01.04.2022, ka lëshuar urdhër-arrest për Stacionin Policor në Gjilan dhe me datë 10.06.2022, zyrtarët policorë kanë arritur të arrestojnë të akuzuarin.

Gjykata ka vlerësuar se në rastin konkret është plotësuar kushti ligjor për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që nga shkresat e lëndës rezulton se i pandehuri me qëllim ka shmangur ftesat e gjykatës edhe pse ka qenë i ftuar në mënyrë të rregullt.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit.

I akuzuari dyshohet se ka kryer veprën penale vjedhje grabitqare, ndërsa shqyrtimi gjyqësor për çështjen penale do të mbahet me datë 22.06.2022.

You Might Also Like