Më vjen në burg ushqimi i nënës ,
e kërkoj vetëm një trohë,
s`më shkon te poshtë!
Më del nëna përpara
duke ulur brumin
me lotët e zemrës!
Edhe doçkat
e dallëndysheve të mia
duke e përzier miellin:
Një simite për babin.
S`prishë punë pse s`ha unë,
hanë shokët,
urojnë nënën për duart e arta
e simiten e cicërimave.
(Burgu i Foçës, vjeshtë, 1984)