Pas ndeshjes është deklaruar edhe kryetrajneri i Drites, Ardian Nuhiu.
“Ishte një goditje humbja ndaj Prishtinës. Ndeshje të tilla dijnë të jenë të rrezikshme siç ndodhi sot, bëmë një hap fals, gjithçka që kemi menduar për komplet vitin. Mund të jetë gabim fatal”
“Në momentin që mendon që do jetë lehtë, lojtarët kundërshtarë respektuan kampionatin. Ne sot nuk kishin freskinë e duhur dhe nuk ishim të saktë. Nuk arritëm të marrim më të mirën”
“Duke parë edhe sa ndeshje kanë mbetur nuk diskutohet, por ne nuk do të dorëzohemi deri në fund, do të mundohemi të rikthehemi sa më shpejtë në ndeshjet e mbetura, tashmë fati ynë nuk është në duart tona”, tha Nuhiu pas ndeshjes