Në Shkollën e Muzikës në Gjilan është mbajtur një aktivitet për nder të 7 marsit, Ditës së Mësuesit, në të cilin janë përfaqësuar edhe nxënës nga Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan. Nxënëset e gjimnazit Aurela Shala, Rozafa Bislimi dhe Blina Arifi kanë prezantuar një aktivitet nga lënda e Kimisë, të titulluar “Krijimi i pasqyrës së Argjendit”.
Në këtë ngjarje pjesëmarrëse ishte zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Edona Maloku, zëvendëskryetarja e Gjilanit, Leonora Morina – Bunjaku si dhe drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Gjilan, Selvete Sylejmani.


