ARSIMI

Nxënësit e Gjimnazit Natyror Lum Jerliu dhe Yllkë Jashari kanë fituar mirënjohje nderi në Garat Botërore në Matematikë

Përfundoi me sukses Olimpiada e 63-të Matematike Ndërkombëtare – IMO 2022, e organizuar në Oslo të Norvegjisë. Ekipi i Kosovës fitoi katër Mirënjohje Nderi.

Mirënjohje Nderi kanë fituar nxënësit: Dion Aliu (16 pikë), Viol Guda (12 pikë), Lum Jerliu (9 pikë) dhe Yllkë Jashari (8 pikë).

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës e përgëzon Ekipin e Kosovës për përfaqësim të denjë të shtetit të Kosovës në këtë olimpiadë prestigjioze!

Rezultatet e Ekipit të Kosovës janë shpresëdhënëse dhe motivuese për komunitetin e matematikanëve të Kosovës.

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës mbetet e përkushtuar të kontribuojë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që ka në dispozicion për t’i mbështetur të rinjtë e talentuar në fushën e matematikës.

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës,

Prishtinë,

më 14.07.2022

You Might Also Like