ARSIMI

Nxënësit e SHMLM ”Kongresi i Manastirit “ në Pozharan përfitojnë donacion përmes të cilit rregullojnë dhe zbukurojnë oborrin e shkollës

 

 

 

 

Ditë më parë në kuadër të projektit YENI( Ndimikimi i rinisë në mjedis), grupi i Biologëve të shkollës së  Shmlm “Kongresi Manastirit ” në Pozharan ishte përfitues i grandit prej 4840 euro, projekt i financuar nga organizata Caritas Switzerland,projekt ky të cilin e kanë hartuar grupi i Biologëve.

 

Siq na njoftoi Mufail Halabaku ,drejtor I kësaj shkolle në kuadër të këtij projekti në oborrin e shkollës  u mbollën 50  fidane druri pishe të cilat do kontribuojnë në gjelbërimin e mjedisit të jashtëm të shkollës.

 

Gjithashtu në kuadër të këtij projekti do të rregullohet edhe sistemi i ujitjes së gjelbrimit dhe të ktyre fidaneve   të oborrit të shkollës.

Po ashtu oborri i shkollës do të pasurohet edhe me një shatërvan dhe një shtëpi për strehimin e zogjëve.

 

Nga drejtori u njoftuam se  implementuese  këtij projekti është organizata CEDE , e financuar nga organizata “Caritas Switzerland”.

 

E grupi I Biolgëve  nxënës të kësaj shkolle kanë falënderuar drejtorin e shkollës Mufail Halabaku për mbështetje gjatë realizimit të këtij projekti. Ata gjithashtu kanë  falenderuar edhe  dy puntoret teknik të cilët morrën pjesë në mbjelljen e 50  fidaneve .

 

Përfitues të projektit janë nxënësit e shkollës si dhe të gjithë banorët e Pozharanit dhe fshatrave përreth.

Këto aktivitete të cilat do të financohen tek shkolla jonë kanë karakter të mbrojtjes dhe vetdijësimin e qytetarëve ndaj kujdesit të mjedisit.

 

Anëtarët të cilët ishin pjesë e përpilimit të projektit janë: Antigon Demelezi XII/1,Alketa Korrani XII/1,Lorena Fazliu XII/2,Rita Pira XII/2,Lirije HyseniXII/2,Tringë Pira XI/1

Era Frangu XI/1,Elfina Pira XI/1,Drenusha Ademi XI/2

Vesa Frangu XI/2./Aziz Zuka

 

You Might Also Like