Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Zyhdi Haziri ka pritur në një takim nxënësit e Shkollës Fillore “Nazim Hikmet” të fshatit Dobërçan.
Me këtë rast, Kryetari Haziri ka njoftuar nxënësit se sistemi gjyqësor i Republikës së Kosovës i përket të gjithë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht origjinës së tyre kombëtare, etnisë apo gjinisë.
“Gjykata Themelore e Gjilanit është njëra nga shtatë gjykatat themelore në Republikën e Kosovës. Gjykata Themelore e Gjilanit ka tri degë në: Viti, Novobërdë dhe Kamenicë. Gjykata Themelore e Gjilanit dhe tri degët e saj ofrojnë qasje më të lehtë në shërbimet e gjykatës të nivelit të parë për popullsinë e rajonit, nën juridiksionin e Gjykatës Themelore të Gjilanit përfshihen 7 komuna të Anamoravës” tha Kryetari Haziri.
Si një gjykatë e shkallës së parë, Gjykata Themelore e Gjilanit dhe tri degët e saj merren me të gjitha llojet e rasteve. Këto raste trajtohen nga departamente të specializuara që funksionojnë në kuadër të çdo gjykate themelore.
Pas informimit nga kryetari Haziri për gjykatën, nxënësit kanë shtruar pyetje të ndryshme dhe gjithashtu kanë marr përgjigje.