Pas një lëndimi nga ndeshja e kaluar, sot është operuar lojtari i KV Drita, Alfred Pllana dhe ku operacioni përfundoi me sukses falë Dr. Qerim Kida, të cilin KV Drita e falënderon nga zemra për punën dhe mbështetjen e treguar.
Klubi i Dritës është gjithmonë pranë Alfredit, të cilit i dëshiron shërim të shpejtë dhe rikthim sa më parë pranë bashkëlojtarëve dhe familjes së madhe, KV Drita.