OPINION

Opozita me vendime, pa buxhet të miratuar në Kuvendin Komunal të Gjilanit

Arbër Musliu, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje
Në një Kuvend Komunal normal dhe funksional, është e zakonshme që për të marrë vendime financiare të rëndësishme, duhet të miratohet një buxhet i përgjithshëm, është e vështirë të kuptohet se si këto vendime do të realizohen në mungesë të aprovimit të buxhetit, një qasje e tillë sjell në pyetje qëllimin dhe aftësinë për të mbështetur financiarisht këto iniciativa.
Është e rëndësishme të kuptohet arsyeja pse këto vendime po merren dhe si pritet që ky model të vazhdojë në të ardhmen.
Një gjë e rëndësishme për të pasur parasysh është se çdo vendim, pavarësisht nga kush është në pushtet, duhet të jetë i justifikuar dhe i mbështetur mjaftueshëm për të siguruar që të ketë një përfitim të qartë dhe të vërtetë për komunitetin në tërësi.

You Might Also Like