Gjilani ka pësuar humbjen e parë sivjet, kurse Sedat Pajaziti, kryetrajner i ekipit kuq e bardhë ka kursyer kritikat ndaj ekipit të tij, duke theksuar se rrjedha e lojës ishte e atillë që Gjilani pësoi humbje.
“Pësuam golin e parë nga goditja standarde, kur ne nuk u vendosëm mirë e kundërshtari u vendos më mirë. Ne u rikthyem shpejt dhe gjithçka shkonte mirë, por rasti i dytë na i preu këmbët, kur derisa lojtari ishte në tokë arbitri e vazhdoi lojën. Ne u munduam t’a rikthejmë lojën që të shënuam sa më shpejt. Loja nuk kishte saktësi, ngase ende nuk e kemi arritur qindpërqindëshin, na mungoi mesfushori Muqaj e nuk kishim koordinimin e duhur”, tha Sadat Pajaziti, kryetrajner i Gjilanit.