Viti

Pas më shumë se 30 vjet shërbimi si polic, pensionohet Nazmi Alidema nga Pozharani

 

 Nazmiu viteve të fundit ishte polic në detyrë në Nënstacionin policor  në Pozharan

  

Ditë më parë kolegët e tij dhe Komandanti i stacionit policor në Viti Afrim Halili , kishin organizuar një surprizë për kolegun e tyre, i cili më shumë se gjysmën e jetës e kishte kaluar në uniformën e policit.

 

Duke i dëshiruar shëndet e jetë të gjatë, kolegët u përshëndetën me emocione kolegun e tyre Nazmi Alidema. Alidema punën në polici e kishte filluar në vitin 1981 dhe kishte shërbyer në Lypjan e Gjilan deri në vitet e 90-ta, ku nuk u pajtua me regjimin e asaj kohe, sikurse të gjithë kolegët tij dhe dorëzoi uniformën aso kohe dhe mbeti pa punë për shumë vite, deri në çlirimin e Kosovës, ku u riaktivizua sërish, por kësaj radhe në uniformën e policisë së Kosovës që e mbajti me nderë deri në momentin e pensionimit të tij.

Nazmiu gjithmonë kreu detyrën në mënyrën më profesionale dhe të ndershme, dhe si rezultat i saj, ai u nderua me mirënjohje dhe një orë dore.

Nazmiu në mes të emocioneve u shpreh se do ti mungojë uniforma, dhe me këtë rast falënderoi kolegët dhe eprorët e tij që e nderuan me organizimin e një takimi për ta përcjellur atë në pension.Edhe ne i deshirojme Nazmiut shendet të mirë dhe ditë të mira në pensionin e merituar.Aziz Zuka

You Might Also Like