Sportet me dorë

Pas shumë viteve, a do të arrijë finalen e kupës ekipi i meshkujve në volejboll

Këtë të mërkurë, në Suharekë, ekipi i meshkujve në volejboll i KV Drita do të zhvillojë gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në Volejboll ndaj KV Therranda nga Suhareka. Pas një kohe të gjatë, më shumë se dy dekada, ekipi i Dritës do të ketë mundësi që të fitojë këtë trofe të çmueshëm.

KV Drita përballë do të ketë një kundërshtarë të fortë, me të cilin u përball hiq më larg se para tri ditësh, kur pas një ndeshje dramatike që gjithashtu u zhvillua në Therandë, ekipi vendas ia doli të fitojë ndeshjen në pesë sete.

Pas një kohe të gjatë, KV Drita ka një përbërje për lakmi, nga e cila pritet shumë, por në rrugën e suksesit që dikur e kishin arritur lojtarët Faruk Brestovci, Bardhyl Ibrahimi, Ramadan Krasniqi, vëllezërit Driton e Arton Bajraliu, Arben Bislimi, Florent Lenjani, Lorik Ilazi, Arben Matoshi, Gazmend Kërqeli si dhe Naim Ahmeti, Lulzim e Besart Klaiqi, që më pas ishin larguar jashtë vendit.

Se a do të arrijë finalen e madhe do të mësohet këtë të mërkurë me fillim në ora 16 në Sallën e Sporteve “13 qershori” në Suharekë.

 

You Might Also Like