Gjilan

PDK: Faktet flasin për keqpërdorime në Gjilan

Faktet po flasin për keqpërdorimet e Alban Hysenit, projektin e 700 mijë euro e rriti në një milion euro
Në janar të këtij viti kryetari i Gjilanit e prezantoi projektin për ndërtimin e stacionit të autobusëve në vlerë prej një milion euro. Ndërsa në vitin 2020 i njejti projekt ishte tenderuar nga komuna e Gjilanit dhe ishte kontraktuar në vlerë prej 700 mijë euro.
Sipas marrëveshjes së re të 2024 për bashkëfinancim të këtij projekti në mes të Alban Hysenit dhe ministrit të MAPL-së Elbert Krasniqi, vlera prej një milion euro do të financohet 95% nga buxheti komunal, ndërsa vetëm 5% nga MAPL. Ky është një mashtrim i madh.
Pra kryetari i Gjilanit ka nënshkruar marrëveshje financimi prej 946 mijë euro (shih kopjen e marrëveshjes) pa kurfar miratimi të projektit dhe buxhetit nga ana e Kuvendit Komunal, gjë që është veprim i kundërligjshëm.
Ndërsa sipas marrëveshjes të vitit 2020, komuna e Gjilanit e ka bërë një marrëveshje për projektin e njejtë me MAPL dhe DEMOS në vlerë prej 700 mijë euro. Financimi nga buxheti komunal ka qenë i planifikuar 269 mijë euro ndërsa 430 mijë euro nga granti performancës DEMOS-MAPL.
Pra sipas fakteve dhe dokumenteve zyrtare, ky kryetar komune i ka bërë këto keqpërdorime në kurriz të taksapaguesve të Gjilanit;
1. Ka nënshkruar marrëveshje të re me MAPL edhe pse ka qenë një marrëveshje e vitit 2020
2. Ka rritur për 300 mijë euro koston e këtij projekti
3. Ka rritur pjesëmarrjen shpenzimit të buxhetit komunal prej 269 mijë euro që ka qenë në marrëveshjen e vitit 2020, në 946 mijë euro në marrëveshjen e vitit 2024 me MAPL.
Komuna e Gjilanit është bërë arenë e keqpërdorimeve me buxhetin komunal. Anulimi i marrëveshjeve dhe kontratave për projekte të mëdha po i kushton jashtëzakonisht shumë qyretarëve të Gjilanit.
Organizata e qeverisjes së VV-së është bërë pengesë për çdo proces dhe zhvillim të komunës së Gjilanit. Ky kryetar komune duhet të jap dorëheqje ditë e më parë.

You Might Also Like