OPINION

PDK-ja në historinë e saj ka ruajtur kontinuitet të plotë sa i përket aspektit të shtetësisë së Kosovës

Shkruan: Izmi Zeka

Edhe sot mbase kur opozita ka drithërimë, PDK-ja do të jetë e qarët në qëndrimet e saj. Çështja e sovranitetit të Kosovës është aspekt kushtetues dhe nuk ka çka diskutohet. Aspekti i dytë e po ashtu i rëndësishëm është se nuk do të ketë asociacion me kompetenca ekzekutive dhe çështja e tretë që kemi obligim qytetarët dhe shtetëror për shqiptarët jashtë kufirit siç është Lugina e Preshevës. Prandaj të gjitha të tjerat që mëton opozita janë fjalor i tejshkuar dhe popullsitë por assesi si shërbejnë perspektivës së Kosovës. Nëse Serbia ka pretendime të kota për Veriun e Kosovës dhe ende jeton me ëndrra ku as historikisht ska pasur me shume se 5 për qind të popullatës është absurde që në këto momente historike me intermediator siç është Brukseli dhe ShBA-ja të mos diskutohet edhe lugina e Preshevës. Mos u frigonu nga e drejta historike e shkencore dhe kjo e drejt na mundëson që në mënyrë të vullnetshme të trajtojmë vëllezërit tanë që jetojnë jashtë kufirit të Kosovës siç është Presheva.

You Might Also Like