Gjilan

PDK në Gjilan fton qytetarët në marshin e organizuar me 2 prill në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Të dielën, më 2 prill, në Prishtinë, platforma “Liria ka emër”, organizon Marsh qytetar dhe solidarizues në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan, ka treguar se nesër në mënyrë të organizuar nga ora 12:00, nga Teatri i Qytetit, do të bëhet nisja për në Prishtinë, në marshin e organizuar në mbështetjen e luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj.

Komunikata e plotë:

PDK në mbështetje të plotë të “Marshit për Drejtësi” të organizuar nga organizata “Liria ka emër”.

Të gjithë sa bashku më 2 Prill, ora 14:00 në Sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Nisja ora 12:00 prej Teatrit të Gjilanit.

You Might Also Like