Për dy arsye po dështon mbajtja e seancave të rregullta të Kuvendit Komunal;
1. Mos transparenca e cila është instaluar në jetën institucionale nga qeverisja e VV-së dhe kryetari i Gjilanit
2. Vetë VV nuk i ka numrat e vet, po mungojnë qëllimshëm për me dështu seancat e Kuvendit Komunal dhe për të akuzuar një pjesë të opozitës
PDK ka shprehur gadishmërinë për të kontribuar për daljen nga gjendja e jashtëzakonshme në komunën e Gjilanit, si pasojë e dështimeve të jashtëzakonshme të këtij kryetari kryeneq.
Ky e don terrin informativ, ky don qysh të dojë dhe çka të dojë me informu qytetarin e Gjilanit. Po mendon që është duke qeverisë në Korenë Veriore.
Sot po i publikojmë disa nga vendimet e Agjensionit për Informim dhe Privatësi, që ka konstatuar se komuna e Gjilanit nuk po respekton ligjin për qasje në dokume publike.
PDK ka adresuar disa kërkesa për tu informuar lidhur me ngecjen e punimeve në shumë projekte, nuk po na ofrohen kopjet e dokumenteve që na i lejon ligji për qasje në dokumente publike.
Nuk jetohet dhe as nuk qeveriset në terr.
Kryetar shliroje Gjilanin sa më parë, qu sot jep dorëheqje, nesër është vonë.