Gjilan

PDK shënon nëntëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

9 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Dega e Partisë Demokratike të Kosovës, në Gjilan, e ka shënuar me homazhe për dëshmorët, në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve, ndërkaq, në mbrëmje, në hapësirat e selisë së degës, për nder të kësaj feste, ka organizuar mbrëmje festive me strukturat e degës së PDK-së në Gjilan.

Me këtë rast, kryetari i degës, z. Zenun Pajaziti, në urimin e tij festiv të përzemërt, drejtuar aktivistëve, anëtarëve dhe simpatizantëve të PDK-së, gjithë qytetarët e komunës së Gjilanit, e në veçanti familjeve të dëshmorëve dhe veteranëve të UÇK-së, ka potencuar:

“Ne sot kujtojmë me mirënjohje të thellë vizionarët, heronjtë, dëshmorët dhe gjithë ata që sakrifikuan ndër breza, sakrificë kjo së cilës do t’i përgjigjemi me përulësi dhe përgjegjshmëri të lart, me progresin e gjithmbarshëm të shtetit të Kosovës”

 

You Might Also Like