Kamenicë

Për nder të Ditës së Rinisë, mbahet festivali i lojërave në qendrën “Fanar”, Kamenicë

 

Ndonëse Qendra Rinore ka qenë aktive edhe më parë, pas disa viteve ndërprerje, ajo është rihapur sërish më 25 Qershor të këtij viti.

Fanar aktualisht po financohet dhe mbështetet nga Fondacioni Jahjaga dhe organizata Hungary Helps. Qendra numëron rreth 50 anëtarë deri më tani, të cilët kanë marrë pjesë në 10 aktivitetet që janë organizuar që nga rihapja.

Kjo qendër organizon aktivitete nga më të ndryshmet, duke përfshirë punë praktike, natë të filmit, klasa të baletit, aplikime për trajnime e konferenca të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, muzikë e festa, e kështu me rradhë.

Aktiviteti i fundit, festivali i lojërave, është mbajtur dje, pra me 12 Gusht. Aplikimi ka qenë i hapur për të gjitha moshat, të cilat kanë pasur mundësi të marrin pjesë në 16 lojërat e palajmëruara. Përveç argëtimit, këto lojëra rrisin energjinë pozitive, nxisin punën ekipore, komunikimin, kreativitetin, e shumë shkathtësi të tjera.

Në fund të programit të organizuar, nata u përmbyll me performancë live nga grupi muzikor OFFCHESTRA.

Vlen të përmendet se Fanar bën edhe kompenzimin e transportit, për të rinjtë që nuk jetojnë në Kamenicë e duan të marin pjesë në aktivitete.

Natyrisht, të gjitha këto aktivitete mbahen sipas rregullave të IKSHPK-së, me distancë fizike, dhe jo numër të madh të pjesëmarrësve.

Ronë Dërmaku

 

You Might Also Like