Shumë qytetarë jo vetëm të Gjilanit por edhe më gjerë vlerësojnë punën e kompanisë EL-BAU, ku veçohet inxhinieri i ndërtimtarisë dhe hidroteknikes, Edon Shkodra. Ai ndjek me përkushtim çdo detaj të punës që kryhet. Edhe pse i ri, vetëm 32 vjeç, ai ka përvojë të madhe në menaxhimin e shtrirjeve të rrugëve në mënyrë profesionale.
Shkodra deri më tani ka ndërtuar dhe mirëmbajtur rreth 200 mijë kilometra rrugë me cilësi të lartë.
Inxhinieri Edon Shkodra ka mbikëqyrur objekte rrugore në Gjilan, Prishtine, Vushtrri, Kamenicë, dhe vende të tjera, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm. Ai gjithashtu merret me projekte të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimeve, duke realizuar disa projekte kyçe për popullsinë e Kosovës. Shkodra është gjithashtu i certifikuar profesionalisht në Prokurimin Publik.
“Puna e inxhinierisë në terren me mjete të rënda motorike dhe shumë punëtorë është sfiduese dhe kërkon disiplinë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm. Megjithatë, një menaxhim i mirë të bën të ndihesh i lumtur dhe të sfidosh terrenet e vështira të punishteve,” thekson Shkodra.
Për afro pesë vite, ai ka punuar si inxhinier në Komunën e Gjilanit, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm profesional. Megjithatë, me ndryshimet politike, ai u largua nga vendi i tij i punës. Tani, me shumë sukses, ai kontribuon në kompaninë prestigjioze EL-BAU në Gjilan.
“Jam shumë i nderuar që jam pjesë e këtij gjiganti serioz me njerëz profesionistë. Deri më tani, me këtë kompani kemi pasur vetëm suksese dhe lavdërime për punën tonë cilësore dhe për sjelljen shembullore të punëtorëve tanë në terren. Qytetarët na kanë falënderuar kudo që kemi punuar,” thotë Shkodra.
Shkodra ndjek literaturë botërore për të qenë në hap me kohën dhe ka përfunduar tre nivele të menaxhimit të projektit: Menaxhim i projektit publik, Menaxhim i financave për projekte dhe Menaxhim i projekteve të sigurisë së përgjithshme. Ai thekson se puna në terren has në sfida të ndryshme, por me angazhim profesional, të gjitha tejkalohen.
“Në fshatra kemi probleme me parcelat, ndërsa në qytet hasim pengesa me bizneset dhe qytetarët për shkak të mungesës së infrastrukturës moderne. Shpeshherë hasim në kabllo telefoni, rryme apo ujësjellësi, të cilat shpesh nuk janë të identifikuara siç duhet, gjë që na vështirëson punën,” thekson ai.
Inxhinieri i dëshmuar Edon Shkodra thekson gjithashtu rëndësinë e kontrollit të çdo ndërtimi, veçanërisht të ndërtesave të larta.
“Duhet të hulumtohet cilësia e tokës për të siguruar ndërtimin e sigurt të një objekti dhjetëkatësh. Një rast konkret është tërmeti i fundit në Shqipëri, ku shumë ndërtesa të ndërtuara brenda 2-3 viteve u shembën për shkak të mungesës së studimit dhe cilësisë së dobët të ndërtimit. Kjo solli humbje jetësh, ndaj bëj apel që këto gjëra të mos anashkalohen,” thekson ai.
Inxhinieri Edon Shkodra shpreh mirënjohje për kompaninë EL-BAU dhe për të gjithë punëtorët që japin kontribut për këtë kompani. Ai veçanërisht vlerëson drejtorin e kompanisë, Fatlum Pireva.
“Ne jemi si një familje me moton ‘Të gjithë për një, një për të gjithë’. Çdo gjë funksionon sipas projekteve dhe jemi krenarë për këtë. I jemi mirënjohës njeriut të parë të kompanisë, Fatlum Pireva, i cili gjithmonë u del në ndihmë punëtorëve dhe kujdeset për mirëqenien e tyre. Asnjëherë nuk ka pasur as shqetësimin më të vogël për punonjësit dhe për këtë sukses ai është meritori kryesor,” përfundon Shkodra.
Kontributi i Edon Shkodrës është një shembull frymëzues se si profesionalizmi dhe përkushtimi mund të sjellin ndryshime të mëdha në shoqëri.